Enrique: Nëse humbas, në finale do të bëj tifo për Italinë

06/07/2021 - 16:28

Luis Enrique, trajneri i Spanjës, shprehet se ndaj Italisë do të jetë një ndeshje shumë e bukur për t’u parë.

“Italia është një vend që më pëlqen shumë, gjithmonë përpiqem ta vizitoj. Është mirë të luash kundër Italisë, do të luajmë edhe në Ligën e Kombeve në tetor.

Nëse humbas, të jeni të sigurt, do të bëj tifo për Italinë në finale. Sido që të shkojë, do ta drejtoj Spanjën edhe për Kupën e Botës. Jam një lider, por nuk dal në fushë, dalin djemtë. Ata janë të etur për sukses.

Më vjen keq që Sarabia do të mungojë, ashtu si në krahun tjetër Spinazzola. Sa më shumë lojtarë të mië në fushë, aq më i bukur do të ishte spektakli” – deklaroi ndër të tjera Luis Enrique në konferencën për shtyp.

Të dy trajnerët folën me superlativa për kundërshtarin, por secili do donte të shkonte skuadra e tyre në finale. Fakti që nuk ka favoritë e bën akoma më misterioz ekipin që do të shkojë në finale. Fitoftë më i miri thuhet në këto raste.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sergio Ramos do ta vijojë karrierën në Francë.

Federiko Kieza është zgjedhur sërish si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Herën e fundit që Italia fitoi titullin kontinen tal, Roberto Mançini ishte një fëmijë: viti 1968.

Në rrjetet sociale është bërë virale festimi i lojtarëve të Italisë pas sfidës, ku menjëherë pas vërshëllimës të kaltërit shpërthyen në f

Brescia dhe Milani kanë arritur marrëveshjen për Sandro Tonalin, të cilin kuqezinjtë e morën në formë huazimi me të drejtë blerjeje.

Lionel Messi do Barcelonën, Barcelona do Lionel Messin, por rinovimi i kontratës nuk po vjen.

Sa vlen çmimi i një fanelle për kombëtaren? Me sa duket aq sa suksesi apo ecuria e skuadrës në fjalë.

Antonine Griezmann duket se është mes lojtarëve që janë nxjerrë në shitje nga Barcelona, sipas kanalit spanjoll TV3.

Superkompjuteri ka parashikuar se Anglia do t’ia dalë të kualifikohet në finale të “Euro 2020”, por do mposhtet nga Italia në “Wembley”.

Në vigjilje të ndeshjes së turit të parë eliminator të Champions-it, ndaj kampionëve të Moldavisë, Sherif Tiraspol, e cila do të zhvilloh