Euro 2020: “Sjellje e papërgjegjshme”, ministri gjerman sulmon UEFA-n

01/07/2021 - 21:05

Anglia ka pasur rritje të numrit të personave të infektuar me koronavirus kohët e fundit (90% e rasteve janë të variantit Delta), aq sa janë ngritur shumë dyshime rreth mundësisë së zhvillimit të finales së Euro 2020 në “Wembley” të Londrës (11 korrik).

Kryeministri italian, Mario Draghi doli publikisht kundër, duke deklaruar se do të luajë çdo kartë që finalja të mos zhvillohet në kryeqytetin anglez, sidomos nëse raste pozitive nuk vijnë në ulje dhe situata nuk qetësohet.

“UEFA, FA (Federata Angleze e Futbollit) po punojnë me sukses së bashku për të organizuar gjysmëfinalet dhe finalen e Euro 2020 në ‘Wembley’ dhe nuk ka plane për të ndryshuar vendin për këto dy ndeshje", lexohet në reagimin e UEFA-s.

Replikat nuk kanë përfunduar dhe së fundmi ka folur për këtë çështje edhe Ministri i Brendshëm i Gjermanisë. Horst Seehofer ka dyshime dhe e quan të papërgjegjshëm insistimin e UEFA-s për t’i qëndruar besnike Londrës.

“E konsideroj të papërgjegjshme sjelljen e UEFA-s. Dyshoj se ekziston një problem tregtar dhe komercial, i cili nuk duhet të mbizotërojë mbi mbrojtjen e shëndetit. Unë vetëm mund t’i bëj thirrje UEFA-s të rishikojë pozicionin e saj", u shpreh zyrtari gjerman.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sergio Ramos do ta vijojë karrierën në Francë.

Federiko Kieza është zgjedhur sërish si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Herën e fundit që Italia fitoi titullin kontinen tal, Roberto Mançini ishte një fëmijë: viti 1968.

Në rrjetet sociale është bërë virale festimi i lojtarëve të Italisë pas sfidës, ku menjëherë pas vërshëllimës të kaltërit shpërthyen në f

Brescia dhe Milani kanë arritur marrëveshjen për Sandro Tonalin, të cilin kuqezinjtë e morën në formë huazimi me të drejtë blerjeje.

Lionel Messi do Barcelonën, Barcelona do Lionel Messin, por rinovimi i kontratës nuk po vjen.

Luis Enrique, trajneri i Spanjës, shprehet se ndaj Italisë do të jetë një ndeshje shumë e bukur për t’u parë.

Sa vlen çmimi i një fanelle për kombëtaren? Me sa duket aq sa suksesi apo ecuria e skuadrës në fjalë.

Antonine Griezmann duket se është mes lojtarëve që janë nxjerrë në shitje nga Barcelona, sipas kanalit spanjoll TV3.

Superkompjuteri ka parashikuar se Anglia do t’ia dalë të kualifikohet në finale të “Euro 2020”, por do mposhtet nga Italia në “Wembley”.