Merret vendimi drastik, në sfidën Angli-Ukrainë nuk do të ketë tifozë nga Britania e Madhe

30/06/2021 - 20:42

Jemi në prag çerekfinalesh në Euro2020, pas disa ndeshjeve spektakolare të ditëve të fundit.

Pas emocionesh të mëdha të dhuruara në fushën e lojës, u përcaktuan dhe çiftet e radhës.  Angli-Ukrainë e cila do të luhet në stadiumin “Olimpico” të Romës do të zhvillohet pa tifozët nga Britania e Madhe.

Këshilltari i Shëndetit në rajonin e Lacios, Alesio D’Amato deklaroi se duhet të kryhet karantina e detyruar 5-ditore për personat që vijnë nga zonat e Britanisë së Madhe, pasi rreziku për variantin indian “Delta” të COVID-19 është i madh:

“Sfida e ardhshme në Europian do të sjellë tifozë të huaj në stadiume. Theksoj se për motivet e mutacionit të ri indian asaj Delta, karantina 5-ditore për personat që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar duhet të respektohet.”

Pasi ka luajtur katër ndeshjet e para në “Wembley” para tifozëve të tyre, Anglia tani do të luajë për kualifikimin e saj në gjysmëfinale të EURO 2020 në Romë ndaj kombëtares ukrainase dhe do ta bëjë këtë pa kontributin e tifozëve britanikë, të cilët ishin thelbësor në fitoren ndaj Gjermanisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sergio Ramos do ta vijojë karrierën në Francë.

Federiko Kieza është zgjedhur sërish si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Herën e fundit që Italia fitoi titullin kontinen tal, Roberto Mançini ishte një fëmijë: viti 1968.

Në rrjetet sociale është bërë virale festimi i lojtarëve të Italisë pas sfidës, ku menjëherë pas vërshëllimës të kaltërit shpërthyen në f

Brescia dhe Milani kanë arritur marrëveshjen për Sandro Tonalin, të cilin kuqezinjtë e morën në formë huazimi me të drejtë blerjeje.

Lionel Messi do Barcelonën, Barcelona do Lionel Messin, por rinovimi i kontratës nuk po vjen.

Luis Enrique, trajneri i Spanjës, shprehet se ndaj Italisë do të jetë një ndeshje shumë e bukur për t’u parë.

Sa vlen çmimi i një fanelle për kombëtaren? Me sa duket aq sa suksesi apo ecuria e skuadrës në fjalë.

Antonine Griezmann duket se është mes lojtarëve që janë nxjerrë në shitje nga Barcelona, sipas kanalit spanjoll TV3.

Superkompjuteri ka parashikuar se Anglia do t’ia dalë të kualifikohet në finale të “Euro 2020”, por do mposhtet nga Italia në “Wembley”.