U arrestua për prostitucion dhe trafikim të lëndëve narkotike, ja arbitri që do të vendosë drejtësi në Belgjikë-Itali

01/07/2021 - 20:29

Do të jetë slloveni Slavko Vinçiç arbitri i sfidës së vlefshme për çerekfinalet e “Euro 2020” mes Belgjikës dhe Italisë, ndeshje e parashikuar për mbrëmjen e nesërme në orën 21:00 në “Allianz Arena” të Mynihut, në Gjermani.

UEFA, në fakt, ka zyrtarizuar zgjedhjet për ndeshjen që jep një biletë për fazën gjysmëfinale të 6 korrikut në “Wembley”: si asistentë do të ketë Tomas Klançnik dhe Andraz Kovaçiç; gjyqtari i katërt është argjentinasi Rapalini, ndërsa në VAR do të jetë gjermani Bastian Dankert.

PRECEDENTËT ME ITALINË – Dy janë precedentët me Italinë, në të dyja rastet pozitive për kombëtaren “axurre”: 2-0 kundër Shqipërisë (24 mars 2017) dhe 2-0 kundër Bullgarisë (28 mars 2011), të dyja sfida të vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

KEQKUPTIMI – 41-vjeçari Vinçiç, vetëm një vit më parë, ka qenë protagonist për fatin e tij të keq të një episodi të shëmtuar. I ndalur në një vilë së bashku me nëntë gra dhe 25 meshkuj në një mbledhje të madhe për trafikim droge, shfrytëzim të prostitucionit dhe armëmbajtjeje, u sekuestruan 14 pako me kokainë, tre xhupa antiplumb, pistoleta dhe 10 mijë euro të thata. Në të vërtetë arbitri nuk ishte i përfshirë dhe u shpreh që ndodhej në momentin e gabuar në vendin e gabuar. “U ftova në një festë pas një takimi biznesi, – shpjegoi në atë kohë për një të përditshme kroate, – por nuk i njihja ata persona. Ia shpjegova policisë dhe më lejuan menjëherë të kthehesha në shtëpi”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sergio Ramos do ta vijojë karrierën në Francë.

Federiko Kieza është zgjedhur sërish si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Herën e fundit që Italia fitoi titullin kontinen tal, Roberto Mançini ishte një fëmijë: viti 1968.

Në rrjetet sociale është bërë virale festimi i lojtarëve të Italisë pas sfidës, ku menjëherë pas vërshëllimës të kaltërit shpërthyen në f

Brescia dhe Milani kanë arritur marrëveshjen për Sandro Tonalin, të cilin kuqezinjtë e morën në formë huazimi me të drejtë blerjeje.

Lionel Messi do Barcelonën, Barcelona do Lionel Messin, por rinovimi i kontratës nuk po vjen.

Luis Enrique, trajneri i Spanjës, shprehet se ndaj Italisë do të jetë një ndeshje shumë e bukur për t’u parë.

Sa vlen çmimi i një fanelle për kombëtaren? Me sa duket aq sa suksesi apo ecuria e skuadrës në fjalë.

Antonine Griezmann duket se është mes lojtarëve që janë nxjerrë në shitje nga Barcelona, sipas kanalit spanjoll TV3.

Superkompjuteri ka parashikuar se Anglia do t’ia dalë të kualifikohet në finale të “Euro 2020”, por do mposhtet nga Italia në “Wembley”.