Elon Musk planifikon deri në 30 miliardë dollarë investime në Starlink

30/06/2021 - 12:39

Elon Musk e vlerësoi sot 20 deri në 30 miliardë dollarë (rreth 17-25 miliardë euro) shumën që do t’i duhet për të investuar në projektin e tij afatgjatë të internetit satelitor Starlink.

“Para se të mund të kemi me sukses një thesar, me siguri do të duhen të investohen edhe të paktën pesë miliardë dollarë, ndoshta dhjetë”, shpjegoi Musk gjatë një ndërhyrjeje në distancë në Panairin Botëror të Lëvizjes në Barcelonë (MWC).

“Edhe kur thesari të boshatiset, ne do të vazhdojmë të investojmë, në mënyrë që të mos mbetemi prapa risive në sektorin satelitor”, shtoi ai.

“Në fund të fundit, investimet mund të arrijnë në 20 deri 30 miliardë dollarë”, vlerësoi Musk, ndërsa rivali i tij i madh, themeluesi i Amazon, Jeff Bezos planifikon të investojë 10 miliardë dollarë në projektin e tij konkurrues satelitor të quajtur Kuiper.

Kompania e eksplorimit hapësinor të Musk, SpaceX, është në procesin e prezantimit të shërbimit të saj të internetit satelitor, që do të lejojë lidhje me shpejtësi të lartë në zonat e largëta pa kaluar nëpër infrastrukturat tokësore.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Imazhet dixhitale të individëve që nuk ekzistojnë, në dukje reale, po shiten në internet në sasi të mëdha, me mijëra.

Evropa do të ketë fillimisht të gjitha makinat elektrike nga Volkswagen dhe më pas do të nisë shitja dhe në SHBA e Kinë, tha anëtari i bo

Elon Musk konsiderohet si njeriu më me ndikim në botën e kriptovalutave sa që shpesh mesazhet e tija shkaktojnë edhe ndryshime në vlerën

Monedha virtuale Bitcoin edhe pse është më e fuqishmja e llojit të saj, vijon rënien në tregun ndërkombëtar online.

Inteligjenca Artificiale (IA) mund të përshpejtojë prodhimin e mikroqarqeve të reja duke modeluar konfigurimin e tyre në orë në vend të m

Aplikacioni WhatsApp vjen me një përditësim të ri, për përdoruesit e Android dhe iPhone, që synon t’ju kursejë kohë.

Ekspertët e sigurisë kibernetike kanë gjetur një masë të madhe të dhënash të vjedhura që përmbajnë 26 milion persona ose subjekte në faqe

Ligjvënësit e Senatit amerikan kanë miratuar një plan për të rritur kërkimin dhe prodhimin e teknologjisë, i cili do u kushtojë miliona d

Punonjësit e gjigantit amerikan të teknologjisë, Apple raportohet se kanë nisur një fushatë kundër planeve të shefit Tim Cook për kthimin

Pandemia nuk ka qenë një ogur i keq për të gjitha kompanitë.