Krijimi i imazheve të njerëzve me teknologjinë e inteligjencës artificiale

28/06/2021 - 09:11

Imazhet dixhitale të individëve që nuk ekzistojnë, në dukje reale, po shiten në internet në sasi të mëdha, me mijëra. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Deana Mitchell i hedh një vështrim këtij fenomeni dhe problemeve që mund të krijojë.

Këto fytyra, të krijuara nga inteligjenca artificiale, janë produkt i Generated.Photos, një kompani që shet fytyra njerëzish, të cilat përdoren nga kompanitë e video-lojrave për të krijuar personazhe më realiste dhe biznese të tjera që kërkojnë koleksione imazhesh.

“Programi ynë ka aftësinë të mësojë se si të krijojë imazhe që u ngjajnë njerëzve, e di se ku duhet të vendoset hunda, sa sy kanë njerëzit dhe modelin e flokëve. Bazuar në këtë njohuri, programi pastaj mund të krijojë në mënyrë të pavarur portretet”, thotë Ivan Braun, themelues i kompanisë Generated.Photos.

Kompania e Braun ka sinkronizuar mijëra fotografi reale të njerëzve me programin e disponueshëm për publikun të kompanisë së grafikave kompjuterike, Nvidia për të krijuar një bazë të të dhënave me më shumë se 2.5 milionë fytyra të krijuara me teknologjinë e inteligjencës artificiale.

Ivan Braun thotë se qëllimi i tij fillestar ishte thjesht ulja e kostos së punës nga punësimi i fotografëve, modeleve, parukierëve, një aspiratë mjaft e thjeshtë.

Por në mungesë të rregulloreve mbi këtë praktikë, fytyrat e sajuara kanë filluar të bëhen një burim i lehtë mashtrimi.

Ka shenja në disa imazhe që tregojnë se ato janë fytyra të krijuara nga kompjuteri, njolla të çuditshme, vathë që nuk kombinojnë ose hije afër vijës së flokëve.

Por profesori i Universitetit të Kalifornisë në Berkley, Hany Farid, ekspert në zbulimin e imazheve të rreme, thotë se mënyra më e mirë për të shmangur përpjekjet e mashtrimit është të jesh i vetëdijshëm për klikimet që bën në internet.

“Ekziston një virus dhe ekziston një sëmundje e dezinformimit. Por ju jeni pjesë e problemit. Ju mund ta përhapni atë kur ju pëlqeni, ndani dhe ripostoni një gjë të tillë pa u menduar mirë. Ju jeni bartës i kësaj epidemie”, thotë ai.

Zoti Braun është i vetëdijshëm që imazhet e tij mund të përdoren për të mashtruar njerëzit.

Kështu që kompania e tij po ndan të dhënat e saj me disa kompani të mediave sociale për t’i ndihmuar ata t’i diktojnë rastet kur përdoren imazhet e krijuara nga inteligjenca artificiale.

Aplikimi i tyre i më i ri quhet anonimizuesi. Aty ju mund të ngarkoni një fotografi tuajën dhe programi pastaj nxjerr një larmi fytyrash me ndryshime të vogla nga fortografia juaj, duke e bërë më të vështirë deshifrimin e një fotografie reale nga një imazh i krijuar nga inteligjenca artificiale./VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Elon Musk e vlerësoi sot 20 deri në 30 miliardë dollarë (rreth 17-25 miliardë euro) shumën që do t’i duhet për të investuar në projektin

Evropa do të ketë fillimisht të gjitha makinat elektrike nga Volkswagen dhe më pas do të nisë shitja dhe në SHBA e Kinë, tha anëtari i bo

Elon Musk konsiderohet si njeriu më me ndikim në botën e kriptovalutave sa që shpesh mesazhet e tija shkaktojnë edhe ndryshime në vlerën

Monedha virtuale Bitcoin edhe pse është më e fuqishmja e llojit të saj, vijon rënien në tregun ndërkombëtar online.

Inteligjenca Artificiale (IA) mund të përshpejtojë prodhimin e mikroqarqeve të reja duke modeluar konfigurimin e tyre në orë në vend të m

Aplikacioni WhatsApp vjen me një përditësim të ri, për përdoruesit e Android dhe iPhone, që synon t’ju kursejë kohë.

Ekspertët e sigurisë kibernetike kanë gjetur një masë të madhe të dhënash të vjedhura që përmbajnë 26 milion persona ose subjekte në faqe

Ligjvënësit e Senatit amerikan kanë miratuar një plan për të rritur kërkimin dhe prodhimin e teknologjisë, i cili do u kushtojë miliona d

Punonjësit e gjigantit amerikan të teknologjisë, Apple raportohet se kanë nisur një fushatë kundër planeve të shefit Tim Cook për kthimin

Pandemia nuk ka qenë një ogur i keq për të gjitha kompanitë.